Deputeti gjerman: Kosova e ka mbështetjen tonë

Aktuale

Deputeti gjerman: Kosova e ka mbështetjen tonë

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 19:21
Boris Mijatovic

Deputeti i Bundestagut gjerman, Boris Mijatovic, thotë se Kosova ka të drejtë ta mbrojë territorin e saj nga çfarëdo kërcënimi që mund të vije nga jashtë. Ai mes tjerash bëri të ditur se Gjermania do të vazhdojë ta mbështes fort Kosovën në çdo proces.

Kosova do të vazhdojë ta ketë mbështetjen e fortë nga Gjermania.

Kështu bënë të ditur nga Bundestagu gjerman, deputeti i partisë së gjelbër Boris Mijatovic.

Mijatovic thotë se Kosova ka plotësisht të drejtë ta mbrojë territorin e saj nga çfarëdo kërcënimi që mund t’i vije nga jashtë dhe se për këtë do ta ketë mbështetjen e Gjermanisë.

Mirëpo në të njëjtën kohë ai ka inkurajuar Kosovën të jetë më bashkëpunuese me shtetet e rajonit.

“Dua ta them se Gjermania ka marrëdhënie shumë të mira me Kosovën. Kosova ka plotësisht të drejtë ta mbrojë veten nga sulmet që i vijnë nga jashtë. Ne do të ndihmojmë në forcimin e institucioneve për t’i dalë ballë sfidave te ndryshme. Unë vetëm e inkurajoj Kosovën si dhe të gjitha vendet e rajonit të bashkëpunojnë më tepër në fushën e tregtisë. Kur keni bashkëpunim të mirë ekonomik atëherë gjërat e tjera rregullohen më lehtë. Procesi i Berlinit do të thosha se është një histori suksesi por vetëm kjo nuk mjafton”, tha Mijatatovic.

Deputeti gjerman, ka folur edhe për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se Gjermania mund të përfshihet edhe më shumë për të ndihmuar në lehtësimin e dialogut.

“Gjermania është e angazhuar seriozisht në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Natyrisht që Berlini mund të bëj edhe më shumë në këtë drejtim si lehtësues i dialogut për t’i ndihmuar Kosovës dhe Serbisë të gjejnë një zgjidhje. E di që nuk është aspak e lehtë kur kërkohen kompromise në negociata por alternativa tjera nuk ka.  Kosova do ta ketë mbështetjen tonë në këtë drejtim”, tha deputeti gjerman.

Dinamikë të re në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve të arritura, ka kërkuar edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

I pari i Gjermanisë ofroi angazhim personal në arritjen e këtij qëllimi, si rruga e vetme për të dyja vendet për integrim në Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat