Osmani takohet me shefin e EULEX-it, flasin për situatën në veri dhe në vijën kufitare me Serbinë

Aktuale

Osmani takohet me shefin e EULEX-it, flasin për situatën në veri dhe në vijën kufitare me Serbinë

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 19:26
Foto nga takimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim shefin e EULEX-it, z. Giovanni Pietro Barbano.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbanon.

Bëhet e ditur se Osmani e Barbano folën në lidhje me zhvillimet e fundit të sigurisë dhe sundimin e ligjit, ku theks të veçantë pati situata në veri në vijën kufitare me Serbinë.

“Presidentja Osmani dhe shefi i EULEX-it Barbano diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, brenda mandatit të EULEX-it për monitorim, mentorim dhe këshillë dhënie”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Më tej, bëhet e ditur se Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe sigurisë publike në të gjithë territorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat