Haxhiu: 16 ushtarë të FSK-së janë ushqyer jashtë kazermës, ushqimi brenda nuk iu mjaftoi

Aktuale

Haxhiu: 16 ushtarë të FSK-së janë ushqyer jashtë kazermës, ushqimi brenda nuk iu mjaftoi

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 19:26
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se në Komisionin Disiplinor janë dërguar 16 ushtarë të FSK-së për shkak se kanë dalë për të ushqyer jashtë, ngase sipas tij ushqimi brenda nuk ka qenë i mjaftueshëm.

Haxhiu ka thënë se kanë qenë 20 ushtarë nga jashtë që kanë fut ushqim brenda kazermës.

Më tej ai tha se nuk ka ndodhur asnjëherë që restaurantet dhe fast food-et të shpërndajnë ushqim nëpër kazermat e ushtrisë.

“Unë e thash dje në Kuvend se janë dërguar në Komision Disiplinor 16 ushtarë të FSK-së për shkak se kanë dalë me u ushqyer jashtë sepse ushqimi i brenda nuk është i mjaftueshëm dhe nuk është pastaj i kemi edhe disa publikime të tjera se 20 ushtarë nga jashtë kanë fut ushqim brenda. Nuk ka ndodhur asnjëherë që kompanitë, restaurantet tjera fasst food-et që të shpërndajnë ushqim nëpër kazermat e ushtrisë. Ushtarët e FSK-së, oficerët e saj kanë bërë një punë të mrekullueshme dhe në këtë institucion që ka vlerësime më të mëdha nga qytetarët dhe këto të futen në hajni që të vidhet në bukën e ushtarëve është skandaloze”, tha Haxhiu.

I pyetur për ngjarjet e fundit në politikë, për ushqimin e ushtarëve të FSK-së si dhe bisedat e publikuara dhe përgjimet e shefes së grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari- Lila, si dhe Dejona Mihalit me kryeterroristin Milan Radoiçiq, sipas deputetit, Kurti është në dijeni.

Derisa, ky i fundit shtoi se kjo Qeveri po dëshmon se ka të bëjë me komplot kundër Republikës së Kosovës, ku siç tha po cenohet rëndë integrititeti i Institucioneve të Republikës së Kosovës.

“ Mosardhja e pushtetit në seancë është sepse s`kanë fytyrë që të vijnë. Qeveria e ka pasur obligim që të vijë të jep përgjigje dhe cilët janë shkaktarët e këtij problemi. Bisedat e publikuara të këtyre përgjimeve dhe publikimet po tregojnë fytyrën e vërtetë të Qeverisë, kjo po dëshmon që kem të bëjmë me komplot kundër Republikës së Kosovës dhe cenohet rëndë integrititeti i Institucioneve të Republikës së Kosovës. Kurti është përgjegjës edhe  ministrat e tij për partinë e tij, për Mimoza Kusari- Lila dhe Dejona Mihalin, kjo e konfirmon që pas këtyre bisedave të Mimoza Kusari-Lilës qëndron kryeministri Kurti dhe ai ka qenë në dijeni prej fillimit për këtë”, deklaroi Haxhiu në emisionin “Ditari”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat