Të hënën u janë publikuar disa mesazhe të shkëmbyera mes Dejona Mihalit të VV-së dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ku bisedonin për përfshirjen e ambasdorit kosovar në Slloveni, Martin Berishaj, në aktivitete të dyshimta financiare me kompaninë GEN.
E për këtë çështje, analisti politik, Xhevdet Pozhari thotë se biseda që ka pasur Dejona Mehali së bashku me ish-kryeshefin e KEK-ut nuk është që ajo e përdorë pushtetin për interesa personale.
Kurse, pjesën e bisedës së Nagip Krasniqit, Pozhari e cilëson jo të rëndësishëme.
“Për mua përmbajtja që zonja Mihali që e ka me zotërin Krasniqin të zonja Mihali nuk shoh ndonjë problem të theksuar, nuk shoh që ajo krejt këtë pushtet që po flitet po e keqpërdorë për diçka individuale, ndërsa prej anës së zotëri Krasniqit nëse ai ka marrë një drejtim të një institucioni të caktuar dhe në fund i nënshtrohet kërkesave sidoqoftë është problem i tij”, ka deklaruar Pozhari