Përgjimet skandaloze për Mihalin e Kusarin, Dugolli: Fushatë e egër për të baltosur VV-në e Qeverinë!

Aktuale

Përgjimet skandaloze për Mihalin e Kusarin, Dugolli: Fushatë e egër për të baltosur VV-në e Qeverinë!

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 23:22
Enver Dugolli

Enver Dugolli, deputet i VV-së, është pyetur në lidhje me raportimet për skandalet e VV-së dhe Qeverisë.

Dugolli është pyetur për publikimin e përgjimeve të bisedës së Mimoza Kusari Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, dhe Milan Radoiçiqit, i akuzuar nga Kosova për sulmin e armatosur në Banjskë.

Po ashtu, Dugolli u pyet edhe për publikimin e bisedave në mes Dejona Mihalit, koordinatore e Komiteteve në VV, dhe Nagip Krasniqit, ish-kryeshef i KEK-ut, i cili dha dorëheqje për shkak të aktakuzës për korrupsion.

Këto dy raportime, Dugolli i ka quajtur si “fushatë” për të “baltosur VV-në dhe Qeverinë”.

“Fushatë e egër për të baltosur, për të dëmtuar Lëvizjen Vetëvendosjen dhe Qeverinë”, ka thënë Dugolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat