Murati, krahason qeveritë e kaluara me ushujzat: Të gjitha do të hiqen një nga një

Aktuale

Murati, krahason qeveritë e kaluara me ushujzat: Të gjitha do të hiqen një nga një

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 23:24
Hekuran Murati

Në tentim për të kritikuar qeveritë e kaluara ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë një analogji banale mes tyre dhe ushujzave.

Nëpërmjet një postimi në platformën sociale në Facebook, Murati, ka shkruar se Kosovës për 20 vjet “qeverisje të kastës së vjetër zhvatëse”, i janë ngjitur me dhjetëra e qindra ushujza që vazhdimisht i kanë thithur gjakun për t’u ushqyer për vete.

“Dhe ngjashëm, tani kur këto ushujza po hiqen një nga një nga trupi i Kosovës, i dëgjon kastën e vjetër teksa ulërijnë e bërtasin, e akuzojnë se si vendit po i shkaktohet plagë e gjakderdhje”, ka shkruar ai.

Ai ka potencuar se të gjitha ushejzat do të hiqen një nga një nga “trupi i Kosovës”.

“Por në fakt, plaga dhe gjakderdhja në rastin e ushujzës janë pasoja, dhe njëkohësisht treguesi se trupi më në fund do të shërohet. Prandaj edhe s’do të ndalemi. Mund të shkaktojë pak dhimbje në fillim, e mund të duket se po shkakton edhe gjakderdhje të përkohshme madje, mirëpo kjo është e vetmja mënyrë se si të kthjellet trupi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat