Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri ka thënë se ka mundësi që Asociacioni të mos bëhet asnjëherë.
Kjo sipas tij nëse cenohet integriteti territorial i Kosovës.
Një situatë të tillë sipas Vokrrit Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta lejojë të ndodhë pavarësisht nëse do të jetë në pushtet apo në opozitë.
“Pavarësisht se a do të jetë Vetëvendosja në pushtet apo në opozitë nëse do të ballafaqohemi me një situatë ku kërcënohet integriteti territorial i vendit dhe funksionaliteti i tij ka mundësi mos të bëhet kurrë asociacioni vetëm mund të na dërgojnë të gjithëve në burg ose të na vrasin gjysmën”, ka thënë Vokrri.