Pas fitores bindëse ndaj Qipros, Kryeministri Albin Kurti ka shprehur entuziazmin e tij për formën e jashtëzakonshme të ekipit tonë.
Ai theksoi se “nëntë gola, nëntë pikë në tre ndeshjet e fundit” flasin për një ekip që po luan me vetëbesim dhe duke na mbushur me shpresë për sfidën e ardhshme kundër Rumanisë.
Kurti falënderoi ekipin për mbrëmjen e mrekullueshme dhe e gëzoi fitoren, duke na dhënë besim për të ardhmen.
Postimi:
Nëntë gola, nëntë pikë në tre ndeshjet e fundit. Formë jashtëzakonisht e mirë e ekipit tonë, që sonte luajti me plot vetëbesim teksa na mbushi plot besim për ndeshjen e radhës kundër Rumanisë.
Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme e gëzuar fitoren!