Albin Kurti: Kombëtarja na mbushi plot besim për ndeshjen e radhës kundër Rumanisë

Aktuale

Albin Kurti: Kombëtarja na mbushi plot besim për ndeshjen e radhës kundër Rumanisë

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 00:24
Albin Kurti

Pas fitores bindëse ndaj Qipros, Kryeministri Albin Kurti ka shprehur entuziazmin e tij për formën e jashtëzakonshme të ekipit tonë.

Ai theksoi se “nëntë gola, nëntë pikë në tre ndeshjet e fundit” flasin për një ekip që po luan me vetëbesim dhe duke na mbushur me shpresë për sfidën e ardhshme kundër Rumanisë.

Kurti falënderoi ekipin për mbrëmjen e mrekullueshme dhe e gëzoi fitoren, duke na dhënë besim për të ardhmen.

Postimi:

Nëntë gola, nëntë pikë në tre ndeshjet e fundit. Formë jashtëzakonisht e mirë e ekipit tonë, që sonte luajti me plot vetëbesim teksa na mbushi plot besim për ndeshjen e radhës kundër Rumanisë.

Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme e gëzuar fitoren!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat