Batusha: Gjermania ka kërkuar të hapen të gjitha pikat për hyrjen e mallrave serbe në Kosovë

Aktuale

Batusha: Gjermania ka kërkuar të hapen të gjitha pikat për hyrjen e mallrave serbe në Kosovë

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 00:53
Agon Batusha

Deputeti i LVV-së, Agon Batusha ka deklaruar se Gjermania ka kërkuar të hapen të gjitha pikat kufitare për hyrjen e mallrave serbe në Kosovës.

”Ndërkombëtarët në këtë rast përfaqësuesi gjerman ka kërkuar të hapen të gjitha pikat për hyrjen e mallrave serbe në Kosovë”, tha Batusha.

Batusha lidhur me vendimin për lejimin e mallrave serbe në Kosovë, tha se ky vendim u bë duke u bazuar në zotimet ndaj BE-së.

”Gjithmonë ka qenë ky shqetësim. por nuk është lëshim i bajrakut, por është zotimet tona karshi BE-së”, tha Batusha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat