Opozita me aksion në seancën e jashtëzakonshme, pushteti s’merr pjesë

Aktuale

Opozita me aksion në seancën e jashtëzakonshme, pushteti s’merr pjesë

Nga: Bota sot Më: 16 tetor 2024 Në ora: 08:33 Përditësuar në ora: 12:31 më 16.10.2024
Kuvendi i Kosovës

​Fillon seanca e jashtëzakonshme për ambalazhuesit e ujit, pushteti sërish s’merr pjesë

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, e thirrur nga partitë opozitare.

Edhe në këtë seancë nuk po marrin pjesë deputetët e mazhorancës.

Para se të fillonte seanca deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës vendosën kapela të zeza tek ulëset e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kuvendi filloi seancën edhe me një minutë heshtje në nderim të komandantit të parë i KFOR-it, Gjenerali Sir Mike Jackson.

​Kuvendi sot me seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme nga ora 12:00 ku në rend dite do të ketë debat Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit.

Si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ky debat vjen me kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, të martën përmes një konference për media tha se në këtë seancë, do të flitet edhe për çështjen e përgjimeve të Dejona Mihalit me e ish-drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat