Përplasjet për “bukën” e ushtrisë, VV akuza opozitës: Ata vetëm 4 milionë, ne shpenzuam 250 milionë euro për armatim

Aktuale

Përplasjet për “bukën” e ushtrisë, VV akuza opozitës: Ata vetëm 4 milionë, ne shpenzuam 250 milionë euro për armatim

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 10:33
Përplasjet për “bukën” e ushtrisë, VV akuza opozitës: Ata vetëm 4 milionë, ne shpenzuam 250 milionë euro për armatim

Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet t’u përgjigjet akuzave, pasi dolën komunikime të koordinatores së komiteteve në këtë parti, Dejona Mihali me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe shefes së grupit parlamentar, Mimoza Kusari Lila me zyrtarë të Listës Serbe, përfshirë Milan Radoiçiqin.

Pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti?!”, shkruan LVV në një postim në Facebook.

Sipas partisë në pushtet, “sulmet” ndaj Qeverisë për çështjen e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës po bëhen për shkak të shpenzimeve për blerjen e armatimit.

Vetëm 4 milionë euro i kanë shpenzuar për blerje të armatimit ata që sot kinse shqetësohen për Ushtrinë. Qeveria Kurti për 3 vjet e gjysmë ka shpenzuar rreth 250 milionë euro për blerje të sistemeve të armatimit”, shkruan LVV.

Një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit u mbajt të hënën për të diskutuar çështjen e furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së. Deputetët e pushtetit e bojkotuan.

Deputetët e PDK-së, LDK-së e AAK-së e akuzuan Qeverinë për korrupsion në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa e konsideruan shqetësuese situatën në FSK. Seanca u ndërpre në mungesë kuorumi për ta votuar një rezolutë që kërkonte zgjidhjen e menjëhershme të këtij problemi dhe dorëheqjen e ministrit, zëvendësministrit dhe zyrtarëve të tjerë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Partia e kryeministrit Albin Kurti, së fundmi i ka aktivizuar edhe ministrat dhe deputetët më të zëshëm për të reaguar ‘online’ pas valës së akuzave ndaj Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat