Alarmon njohësi i sigurisë: Priten provokime të reja nga Serbia

Aktuale

Alarmon njohësi i sigurisë: Priten provokime të reja nga Serbia

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 11:00
Drizan Shala

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala ka krahasuar provokimet e Serbisë për Kosovën me ato të Rusisë kundër Ukrainës.

Shala tha se nga shteti serb pritën provokime të reja. 

“Të njëjtat provokime i kanë bërë ushtria ruse në Ukrainë. Duhet të kemi kujdes se atakime të tjera do të ndodhin ditët në vijim dhe duhet të shtohen kapacitet e sigurisë për të evidentuar çdo situatë”, përfundoi Shala.

Për këtë rast ka reaguar, edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen për menaxhimin e përbashkët të pikave kufitare, duke iu referuar prezencës së katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe në stacionin policor kufitar në Merdarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat