Hamidi: 277 vetura zyrtare janë kthyer në ato civile, të dhëna skandaloze

Aktuale

Hamidi: 277 vetura zyrtare janë kthyer në ato civile, të dhëna skandaloze

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 11:05
Ilustrim

Gazetari Lavdim Hamidi, ka dhënë detaje për rastin e 277 veturave zyrtare të cilat dy vitet e fundit janë kthyer në vetura civile.

Kjo sipas tij ka ndodhur për arsye që këto vetura të keqpërdoren nga zyrtarët e qeverisë.

Hamidi ka shtuar se këto vetura priten të përdoren edhe në muajt e zgjedhjeve të vitit 2025.

“Pritet që këto vetura zyrtare të kthyera në civile do të përdoren edhe në zgjedhjet e muajit shkurt e ne mos t’i vërejmë, këto të dhëna janë zyrtare pasi që i ka dërguar Ministria e Brendshme, aty përveq vetura zyrtare shkruhet se janë 13 vetura me xhama të zi që të mos vërehet se kush është brenda, përveç zyrës së kryeministrit janë edhe disa ndërmarrje të cilat janë pajisur me vetura me xhama të zi, si p.sh ndërrmarrja publike “Ibër Lepenc” , dhe nuk e kuptojë se përse i duhet ndërmarrjes publike një veturë zyrtare dhe me xhama të zi”, tha ai në Kanal10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat