Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, njëherit deputet i PDK-së, Rashit Qalaj thotë se Serbia e ka shkelur marrëveshjen për pikat kufitare. Ai thotë se shteti serb po provokon.
“Është provokim, se në marrëveshjen e integruar të kufirit është një forcë tjetër përveç policëve kufitar të Kosovës respektivisht Serbisë që gjenden në pikën kufitare askush tjetër nuk është i lejuar që të afrohet në zonën ndërmjet dy pikave kufitare”, u shpreh Qalaj.
Ai ka bërë thirrje te Qeveria që këtë veprim të Serbisë ta përcjelli në Bruksel.
“Ky është problem politik. Ky rast duhet të raportohet nga Qeveria e Kosovës sa më shpejt në Bruksel që të marrin masa ndaj Serbisë”, thotë Qalaj.