Ish-drejtori i Policisë: Serbia po provokon, Qeveria ta lajmërojë në Bruksel

Aktuale

Ish-drejtori i Policisë: Serbia po provokon, Qeveria ta lajmërojë në Bruksel

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 11:14
Rashit Qalaj

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, njëherit deputet i PDK-së, Rashit Qalaj thotë se Serbia e ka shkelur marrëveshjen për pikat kufitare. Ai thotë se shteti serb po provokon.

“Është provokim, se në marrëveshjen e integruar të kufirit është një forcë tjetër përveç policëve kufitar të Kosovës respektivisht Serbisë që gjenden në pikën kufitare askush tjetër nuk është i lejuar që të afrohet në zonën ndërmjet dy pikave kufitare”, u shpreh Qalaj.

Ai ka bërë thirrje te Qeveria që këtë veprim të Serbisë ta përcjelli në Bruksel.

“Ky është problem politik. Ky rast duhet të raportohet nga Qeveria e Kosovës sa më shpejt në Bruksel që të marrin masa ndaj Serbisë”, thotë Qalaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat