Islami: Serbia po e provokon destabilizimin e Kosovës

Aktuale

Islami: Serbia po e provokon destabilizimin e Kosovës

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 11:15
Avni Islami

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka folur lidhur me prezencën e pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe në Merdarë. Islami thotë se prezenca e tyre në kufi është për krijimin e ndonjë incidenti.

Sipas tij, shteti serb kërkon destabilizim dhe tek ndërkombëtarët Kosovës t’ia lë fajet.

“Provokimet janë të sinkronizuara me urdhër të Serbisë, që të krijohet ndonjë incident. Serbia është e interesuar për destabilizim, provokim të situatës, që të reagoj Kosova dhe Serbia të del para ndërkombëtarëve që Kosova po sjellë situata të tilla”, tha Islami.

Ai thotë se presioni ndërkombëtar duhet të bie mbi Serbinë.

“Provokimet e tilla duhet të shmangën nga Policia, por shteti i Kosovës duhet t’i lajmërojnë ndërkombëtarët që presioni të bie mbi Serbinë", deklaroi Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat