Ministri Maqedonci thellësisht i pikëlluar për vdekjen e gjeneralit Jackson

Aktuale

Ministri Maqedonci thellësisht i pikëlluar për vdekjen e gjeneralit Jackson

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 12:11
Mike Jackson

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e gjeneralit, Mike Jackson, në moshën 80-vjeçare.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Maqedonci thotë se Jackson do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të rëndësishëm në krijimin e një ambienti paqësor në Kosovë pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve të forcave serbe dhe jugosllave, si dhe kthimit të shqiptarëve në shtëpitë e tyre.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të komandantit të parë të KFRO-it, Gjeneral Mike Jackson. Gjeneral Jackson do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e tij të rëndësishëm në krijimin e një ambienti paqësor në Kosovë pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve të forcave serbe dhe jugosllave, si dhe kthimit të shqiptarëve në shtëpitë e tyre.

Ai me vullnet udhëhoqi komandën e KFOR-it në periudhën më të rëndësishme të tranzicionit demokratik për shtetin tonë, andaj sot ne bashkëndejmë me zemër të rënduar për këtë humbje të madhe bashkë me familjen e gjeneralit si dhe Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar. U prehtë në paqe”, ka shkruar ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat