VV bojkoton edhe seancën e jashtëzakonshme, deputeti tregon arsyet

Aktuale

VV bojkoton edhe seancën e jashtëzakonshme, deputeti tregon arsyet

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 12:16
Kuvendi i Kosovës

Partia në pushtet do ta bojkotojë edhe seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Këtë e ka konfirmuar Mefail Bajqinovci, deputet i kësaj partie.

Ai ka shtuar se mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe kërkesa për shkarkimin e Kusari-Lilës janë arsye të mospjesëmarrjes.

“Kerkesa per shkarkimin e shefes se grupit parlamentar të VV-së, si dhe mosvotimi i marreveshjeve nderkombetare. Keto janë disa nga arsyet kryesore per mospjesmarrje”, ka deklaruar Bajqinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat