Krasniqi përgëzon Shqipërinë për hapjen e kapitujve për në BE: Jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar

Aktuale

Krasniqi përgëzon Shqipërinë për hapjen e kapitujve për në BE: Jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 12:21
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se është jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar për Shqipërinë, e cila dje hapi zyrtarisht negociatat për kapitujt e parë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ai në një postim në Facebook shkruan se një kapitull historik dhe mëse i merituar, i cili vjen pas një pune të përgjegjshme dhe tejet të madhe të cilën Shqipëria e ka bërë viteve të fundit.

“Shqipëria po dëshmon se përmes bashkëpunimit, seriozitetit dhe zbatimit të reformave të brendshme, hapen perspektiva të jashtëzakonshme për shtetin dhe shoqërinë, siç është edhe ëndrra dikur e largët, për t’u bërë pjesë e BE-së”.

“Me qeverinë e re të Kosovës, në krye me Bedri Hamzën, një perspektivë e tillë e pret edhe shtetin tonë. Urime Shqipërisë, Kryeministrit Rama dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë!”, shkruan Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat