Dejanoviq dënohet me 8 muaj burgim dhe 10 mijë euro gjobë për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

Aktuale

Dejanoviq dënohet me 8 muaj burgim dhe 10 mijë euro gjobë për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 12:39
Ilustrim

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 8 muaj burgim dhe 10 mijë euro gjobë të akuzuarin Lazar Dejanoviq.

Ai ngarkohej nga Prokuroria Speciale për huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar në protestat e dhunshëm në veri të vendit më 2023-n.

Sipas aktgjykimit të shpallur të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Valon Kurtaj, të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Pasi që palët thanë se nuk do të ushtrojnë ankesë lidhur me lartësinë e dënimit, gjyqari Valon Kurtaj e shpalli vendimin mbi dënimin që tash të formës së prerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat