Kurti zbulon shkakun e vdekjes së gjeneralit Jackson

Aktuale

Kurti zbulon shkakun e vdekjes së gjeneralit Jackson

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 13:19
Gjenerali Mike Jackson

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e gjeneralit Mike Jackson, në moshën 80-vjeçare.

Ai thotë se jeta e gjeneralit Mike Jackson, ishte një jetë e përkushtuar prej ushtaraku, ashtu siç sugjeron edhe vetë ai te libri autobiografik i tij, i titulluar thjesht “Ushtar”.

Me anë të një postimi në Facebook, shefi i qeverisë më tutje tregon se Jackson nuk ishte i pranishëm në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës për shkak të shëndetit dhe se ai vdiq dje nga kanceri në prostatë.

Kryeministri shkruan se populli dhe shteti i Kosovës i kujtojnë miqtë dhe përkrahësit e tyre, në rrugën e pafundme të historisë së lirisë dhe të shtetndërtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat