Deliu-Kodra për mungesën në seancë të deputetëve të VV-së: E kanë bërë bërllog

Aktuale

Deliu-Kodra për mungesën në seancë të deputetëve të VV-së: E kanë bërë bërllog

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 13:30
Blerta Deliu – Kodra

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu – Kodra, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet nga opozita në Kuvendin e Kosovës, ka folur rreth mungesës së deputetëve të VV-së.

Ajo tha se “ata tashmë e kanë bërë bërllog dhe se s’kanë çka me thanë”.

“Po kqyrne kolegë deputetë këtë pamje në mesin e kuvendit të Kosovës ku do të duhet të ishin të ulur gjysma e deputetëve të Kosovës e besa krejt pushteti, krejt zbrazët. Kanë ikur, po po, kanë ikur dhe kanë me ikë deri më 9 shkurt. Dhe a e dini pse të dashur kolegë deputetë, se po e dinë që e kanë bë bërllok bash në tana anët, se nuk kanë ma as çka me thanë në këtë foltore, se faktet të cilat po i shohim çdo ditë flasin më shumë se çdo përpjekje e tyre për të thënë se këto që po ndodhin qenkan luftë hibride, e ma nuk janë ka mujnë me rrejt”, tha ajo.

“Krejt kjo ikje e tyre është akti më kokfortë se ata e ndjejnë veten fajtorë kolegë deputetë, se të drejtit nuk ikin por v ijnë me u ballafaqu. Fajtorët e posaqërisht frikacakët i lënë karriget në këtë gjendje para qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Deliu- Kodra.

Ajo shtoi se u “vërtetua që kanë bashkëpunuar me Radojciqin në dëm të interesit të Kosovës” dhe se “kanë vjedhë me miliona euro përmes mafisë energjetike dhe Martin Berishajt”.

“U vërtetua që përmes faljes së borxheve me ambalazhues të ujit, dikush i ka fituar diku 400 mijë euro qarkullim bankar vetëm gjatë muajit shkurt por i njëjti i ka blerë katër banesa brenda një viti, dy në Prishtinë e dy në Fsuhë Kosovës derisa Qeveria e ka lënë ushtrinë pa bukë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat