​Zemaj: Do të shkojmë te RTK për t’i dorëzuar fjalimet tona

Aktuale

​Zemaj: Do të shkojmë te RTK për t’i dorëzuar fjalimet tona

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 14:10
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka ftuar mediet dhe deputetët opozitar që në orën 14:30 të shkojnë tek Radiotelevizoni i Kosovës për t’i dërguar fjalimet e tyre .

Ky reagim i tij erdhi pasi siç tha ai fjalimet e tyre nuk u dëgjuan pasi RTK nuk po e transmetonte seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Zemaj: Në ora 14:30 do të shkojmë tek RTK për t’i dorëzuar fjalimet tona

“Si grupe opozitare i ftojmë mediet këtu që janë të pranishme dhe që na dëgjojnë të gjithë së bashku në orën 14:30 do të shkojmë në RTK dhe t’i dorëzojmë fjalimet tona, ne që folëm dhe nuk na dëgjuan ose së paku vetëm përmes medieve të pavarura që janë këtu dhe të gjithë kolegët tjerë që janë përgatitur”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat