Maliqi ia kthen ministrit Murati, e quan “ushujzë” zyrtarin e MI-së që bleu katër banesa

Aktuale

Maliqi ia kthen ministrit Murati, e quan “ushujzë” zyrtarin e MI-së që bleu katër banesa

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 14:22
Agon Maliqi

Pjesëtari i shoqërisë civile, Agon Maliqi i ka quajtur “ushujza populliste” pushtetarët e sotëm, në një reagim ndaj një shkrimi të ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili i krahasoi me “ushujza” eksponentët e pushteteve të kaluara.

Maliqi, në një shkrim në Facebook të mërkurën, tha se ekzistojnë edhe ushujza që ushqehen nga popullizmi dhe nacionalizmi folklorik.

“Por koston e kësaj forme të hajnisë emocionale ekonomistët përgjithësisht nuk janë të aftë për ta përllogaritur e për rrjedhojë për ta kuptuar”, tha Maliqi me ironi.

Ai i quajti “ushujza populliste” eksponentët e pushtetit aktual të Lëvizjes Vetëvendosje. Përmendi rastin e zyrtarit të Ministrisë së Infrastrukturës, i arrestuar javën e kaluar për korrupsion.

“Faturën e ushujzave populliste e paguajnë qytetarët që nuk shohin projekte publike të përfunduara dhe shërbime të përmirësuara; bizneset të cilave u tkurret tregu; investitorët që nuk investojnë dhe punësojnë në “zona lufte”; gazetarët që dalin në rrugë dhe quhen argatë të Serbisë, etj. Krejt kjo në një kohë kur edhe ushujzat klasike të buxhetit si ky tipi i Ministrisë së Infrastrukturës – që i paska ble 4 banesa me rrogë 700 euro – me gjasë po vazhdojnë të rrjepin pa pengesë”, ka thënë Maliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat