Opozita ndërpret seancën në Kuvend për të shkuar te RTK pas mostransmetimit të seancës

Aktuale

Opozita ndërpret seancën në Kuvend për të shkuar te RTK pas mostransmetimit të seancës

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 14:55
Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar ndërprerjen e seancës për të shkuar para objektit të Radio Televizionit të Kosovës për një konferencë për media pasi akuzoi këtë medium se nuk e transmetoi seancën e sotme.

“Ashtu siç e paralajmëruam edhe më herët si shefa të grupeve parlamentare të partive opozitare, ne tani do ta ndërpresim seancën për një arsye të vetme, që para RTK-së ta mbajmë një konferencë për media dhe t’i adresojmë çështjet të cilat na brengosin jashtëzakonisht shumë.

Sjellja e RTK-së karshi opozitës dhe Kuvendit të Kosovës është e patolerueshme.

Pra, bllokimi i fjalës, tentimi për ta shmangur nga vëmendja e qytetarit aferën që e ekspozon një grup parlamentar është i papranueshëm. Prandaj, ne do ta ndërpresim dhe si deputetë të opozitës do të shkojmë tani para RTK-së për një konferencë për media”.

Ai tha se seanca sot nuk vazhdon, por “e vazhdojmë një moment tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat