Zafir Berisha: Edhe analfabeti i fundit e ka kuptuar rrenën e Albinit për gjoja luftë hibride

Aktuale

Zafir Berisha: Edhe analfabeti i fundit e ka kuptuar rrenën e Albinit për gjoja luftë hibride

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 14:59
Zafir Berisha

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka reaguar ndaj intervistës së fundit të Mimoza Kusari-Lilës, e cila e ka pranuar se ka komunikuar me kriminelin Milan Radoiçiq.

Ai ka bërë me dije se tash të gjithë e kanë kuptuar gënjeshtrat e pushtetit për gjoja luftë hibride nuk qëndrojnë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se personazhi kryesor i “Klanit Zdravo” është Kusari-Lila.

“Mimoza më në fund e paska pranu se është kordinu me Listën Serbska dhe kriminelin Radojqiq ndërsa Simiçin e ka quajtur vëlla, mirpo sipas gjuhës që ajo ka komuniku “brate” na qenka mikë, e nuk na tregoj çka dmth “drugar”! Besoj se tashmë edhe analfabeti i fundit i mbetur në horizont, e ka kuptuar se rrena e Albinit për gjoja luftë hibride nuk qëndron, sepse personazhi kryesor i “Klanit Zdravo” po e demanton duke pranuar bisedat dhe bashkëpunimin me Radojqiqin dhe Simçin”, ka shkruar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat