Maqedonci: S’e kam ndërmend të dorëhiqem

Aktuale

Maqedonci: S’e kam ndërmend të dorëhiqem

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 15:21
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se nuk e ka ndërmend të dorëhiqet nga posti i tij pas debatit e ditëve të fundit se ushtarët e FSK-së nuk ushqehen si duhet.

I ftuar në emisionin “Ditari i mesditës” në A2 CNN, ai u shpreh se do të vazhdojë të shtyjë përpara në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse në Republikën e Kosovës.

“E gjitha është edhe pjesë e fushatës, pasi për herë të parë vendi po shkon në zgjedhje të rregullta dhe opozitës i është lënë hapësirë për të filluar para kohe fushatën. Këto janë çështje që nuk do të duhej të ngriheshin në këtë nivel. Të gjitha përpjekjet që janë bërë nga unë dhe Komandanti i FSK-së kanë qenë në drejtim të pengimit të mundësive për t’u keqpërdorur apo për t’u korruptuar ndonjë zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes, pikërisht në çështjen e ushqimit. Ne do të shmangim të gjithë tenderët për ushqim, duke u realizuar nga vetë stafi civil i rekrutuar. Me këtë shmangim mundësinë e keqpërdorimeve. Unë kam ndërprerë një kontratë që ka qenë e publikuar në ministri, e cila ka pasur edhe probleme ligjore. Ndërprerja e kësaj kontrate na ka mundësuar që të zhvillojmë konceptin e ri,” tha Maqedonci.

“Nuk është e vërtetë që kam kërkuar dorëheqjen. Çdo veprim që ndërmarr është i vetëdijshëm. Unë vlerësoj se kam bërë hapat e duhura që duhet të bëjë një ministër dhe as e kam ndërmend të dorëhiqem. Unë do të vazhdoj të shtyjë përpara në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse në Republikën e Kosovës,” tha ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat