Hovenier: SHBA, e përkushtuar për mbrojtjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale të luftës

Aktuale

Hovenier: SHBA, e përkushtuar për mbrojtjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale të luftës

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 15:39
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, gjatë shënimit të 25-vjetorit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (QKRMT), theksoi përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur të mbijetuarat e dhunës seksuale të kohës së luftës.

Ai nënvizoi rëndësinë e iniciativave që sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe theksoi angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-së për të qëndruar pranë këtyre viktimave dhe për të promovuar drejtësinë dhe rehabilitimin e tyre.

”Sot shënuam 25 vjetorin e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (QKRMT).

SHBA-ja është e përkushtuar të qëndrojë me të mbijetuarat e dhunës seksuale të kohës së luftës dhe të mbështesë iniciativat që sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat