Mbyllet konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj, ja sa persona aplikuan

Aktuale

Mbyllet konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj, ja sa persona aplikuan

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 15:40
Ilustrim

Është mbyllur konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes me anë të një postimi në Facebook, ku thotë se nga 300 vende të hapura për pranimin e rekrutëve të rinj, kanë aplikuar 1 mijë e 658 persona.

“Brenda katër viteve janë hapur katër konkurse për pranimin e ushtarëve dhe katër të tjerë për pranimin e kadetëve, e në secilin prej këtyre konkurseve është shfaqur interesim i lartë i të rinjve për aplikim.

Numri total i të rekrutuarve në Forcën e Sigurisë së Kosovës përgjatë periudhës 2021-2024 ka arritur në 2271, duke dyfishuar kësisoj pothuajse numrin total të ushtarakëve të FSK-së. Ushtria e Kosovës po rritet në numër, po konsolidohet me kapacitete profesionale dhe sisteme më moderne të armatimit. FSK, KRENARIA JONË”, thotë Ministria në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat