Mbyllet konkursi për ushtarë të rinj, Maqedonci: Për 300 vende, kanë aplikuar 1 mijë e 658 persona

Aktuale

Mbyllet konkursi për ushtarë të rinj, Maqedonci: Për 300 vende, kanë aplikuar 1 mijë e 658 persona

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 16:28
FSK

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është mbyllur konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas Maqedoncit, nga 300 vende të hapura, kanë aplikuar 1 mijë e 658 persona.

“Me përfundimin e këtij procesi të rekrutimit do të arrijmë numrin total prej 2271 të rekrutuarve. Pra, brenda katër viteve pothuajse po dyfishojmë numrin e ushtarakëve të FSK-së.

Ushtria e Kosovës po rritet në numër, po konsolidohet me kapacitete profesionale dhe sisteme më moderne të armatimit.”, ka shkruar Maqedonci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat