Familja e Faton Hajrizit paralajmëron padi ndaj kryeministrit e disa zyrtarëve të tjerë

Aktuale

Familja e Faton Hajrizit paralajmëron padi ndaj kryeministrit e disa zyrtarëve të tjerë

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 17:15
Faton Hajrizi

Familja e Faton Hajrizit, i cili u vra në Serbi ka njoftuar se do t’i padisë dhe kallëzojnë penalisht disa zyrtarë publikë, që sipas tyre kanë përdorur gjuhë të ashpër, përkatësisht jo etike ndaj tij.

Avokati i familjes Hajrizi, Gent Gjini tha se padia do të ushtrohet ndaj kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha.

Ai pretendon se këta zyrtarë të shtetit “kanë përdorur shprehje joetike dhe fyese ndaj familjes Hajziri”.

“Nesër (e enjten) në pallatin e drejtësisë do t’i dorëzojmë paditë dhe kallëzimet penale në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj zyrtarëve publikë të cilët kanë përdorur ofendime dhe gjuhë urrejtje për Faton Hajrizin, me shprehje si ‘kriminel, e pikërisht fjala kriminel na ka shtyrë t’i procedojmë paditë për shpifje dhe ofendim. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, kryeministri po ashtu, deputeti Arbër Rexha e po ashtu ministrja e Drejtësisë, kanë përdorur shprehje joetike dhe fyese ndaj familjes Hajrizi”, ka thënë Gjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat