Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, sot është duke e festuar ditëlindjen.
Në media ndërkohë janë publikuar fotografi të festës së ditëlidnjes së saj, ku protagonistë janë kryeministri Albin Kurti e drejtuesja e komiteteve të VV-së, Dejona Mihali.
Kjo ditëlindje e gjen Kusari-Lilën të përballur me përgjimet e bisedave që ajo vetë ka zhvilluar më kriminelin serb nga Veriu dhe të sanksionuarin e SHBA-së, Milan Radojicic dhe disa shkëmbime të tjera që ajo ka pasur me politikanin serb, Sllavko Simic, të cilin e ka qujatur edhe si “brate”.

Prezente në media këto ditë ka vazhduar të jetë edhe zyrtarja e lartë dhe drejteusja e komiteteve të VV-së, Dejona Mihali, e cila ditë më parë është intervistuar edhe nga Prokuroria Speciale për disa raste që janë në hetim e sipër.
Mihalit i janë publikuar edhe disa biseda që ajo ka pasur me ish-drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, biseda në të cilat përmendet edhe ambasadori Martin Berishaj dhe raportimet e mediave për të.
