Festë e madhe për Kusari- Lilën në Grupin Parlamentar të VV’së, marrin pjesë Kurti dhe Mihali

Aktuale

Festë e madhe për Kusari- Lilën në Grupin Parlamentar të VV’së, marrin pjesë Kurti dhe Mihali

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 17:49
Levizja Vetevendosje

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, sot është duke e festuar ditëlindjen.

Në media ndërkohë janë publikuar fotografi të festës së ditëlidnjes së saj, ku protagonistë janë kryeministri Albin Kurti e drejtuesja e komiteteve të VV-së, Dejona Mihali.

Kjo ditëlindje e gjen Kusari-Lilën të përballur me përgjimet e bisedave që ajo vetë ka zhvilluar më kriminelin serb nga Veriu dhe të sanksionuarin e SHBA-së, Milan Radojicic dhe disa shkëmbime të tjera që ajo ka pasur me politikanin serb, Sllavko Simic, të cilin e ka qujatur edhe si “brate”.

Image
Levizja Vetevendosje

Prezente në media këto ditë ka vazhduar të jetë edhe zyrtarja e lartë dhe drejteusja e komiteteve të VV-së, Dejona Mihali, e cila ditë më parë është intervistuar edhe nga Prokuroria Speciale për disa raste që janë në hetim e sipër.

Mihalit i janë publikuar edhe disa biseda që ajo ka pasur me ish-drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, biseda në të cilat përmendet edhe ambasadori Martin Berishaj dhe raportimet e mediave për të.

Image
Kurti dhe Mimoza
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat