Armend Muja paditë Baton Haxhiun për “shpifje dhe fyerje” rreth bisedës së pretenduar me Radoiçiqin

Aktuale

Armend Muja paditë Baton Haxhiun për “shpifje dhe fyerje” rreth bisedës së pretenduar me Radoiçiqin

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 17:51
Armend Muja

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka dorëzuar padi për shpifje dhe kërkesë për hetim ndaj pretendimeve të gazetarit Baton Haxhiu.

Haxhiu ditë më parë foli për një bisedë të pretenduar mes të parit dhe kryekriminelit, Milan Radojçiq.

“Ashtu siç kam paralajmëruar para disa ditësh, sot ju drejtova organeve të rendit të Republikës së Kosovës për të kërkuar një hetim të plotë dhe të paanshëm dhe ushtrova Padi lidhur me deklaratat shpifëse dhe dezinformuese të z. Baton Haxhiu, pronar i portalit Albanian Post”, njoftoi Muja në Facebook.

“Kjo është një shpifje sa e ultë aq edhe e rrezikshme, temë të së cilës unë do t’i shkoj deri në fund. Ftoj të gjitha institucionet relevante ta trajtojnë me prioritet dhe seriozitet çështjen”, shkroi mes tjerash Armend Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat