Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në emisionin “DPT te Fidani” sot ka ardhur me një kapelë të zezë, duke thënë se Dejona Mihali po i imponon ato për pushtetin.
Ai është shprehur se ai këtë kapelë e ka marrë si një simbolikë për të treguar se ato i kanë bërë dhe po i bëjnë dëm Kosovës.
Sipas tij, këto kapela simbolizojnë fshehjen e krimit dhe të vjedhjeve të mëdha,.
“Meqenëse Dejona po i imponon kapelat për pushtetin, atëherë e mora një si simbolikë, me e pa që këto kapelat e zeza edhe në të kaluarën i kanë bërë dëm Kosovës, e tash po i bëjnë dëm jashtëzakonisht më të madh sesa në të kaluarën. Kjo simbolizon fshehjen e krimit, kjo simbolizon fshehjen e vjedhjeve të mëdha”, është shprehur ai.