Deputeti i zhgënjyer me drejtësinë një vend: Një ashkali u dënua me 7 vjet burg për grabitje, Dejanoviqi me 8 muaj…!

Aktuale

Deputeti i zhgënjyer me drejtësinë një vend: Një ashkali u dënua me 7 vjet burg për grabitje, Dejanoviqi me 8 muaj…!

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 19:51
Fridon Lala

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fridon Lala ka hedhur akuza në drejtim të sistemit të drejtësisë.

Ai ka thënë se një person i komunitetit ashkali është dënuar me 7 vjet burg për grabitje e në anën tjetër Dejanoviq për huliganizëm vetëm 8 muaj.

‘’Një 18 vjeçar i komunitetit ashkali është dënuar me 7 vjet burg, pasi ishte përfshirë në një grabitje të ‘MoneyGram’ në Podujevë.Ndërkaq, 8 muaj Dejanoviq për huliganizmin ku mbetën 2-3 ushtarë të KFOR-it pa njërën këmbë, e ku qindra mbetën të plagosur’’, ka thënë deputeti Lala.

Më tutje ai ka thënë se kjo vetëm sa e ulë edhe më shumë besimin tashmë të ulët në këtë sistem të drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat