Osmani takon Mukwege, diskutojnë rreth mbështetjes për të mbijetuarit e dhunës seksuale

Aktuale

Osmani takon Mukwege, diskutojnë rreth mbështetjes për të mbijetuarit e dhunës seksuale

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 20:19
Pamje nga takimi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, njofton se sot ishte e nderuar të mirëpriste fituesin e çmimit Nobel, Dr. Denis Mukwege.

Ajo atë e quajti kampion të vërtetë për të drejtat e njeriut dhe drejtësinë.

Në një postim në platformën X, e para e shtetit shkroi se diskutuan përpjekjet e pandërprera të Kosovës për të mbështetur të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Si dhe nevojën kritike për të arritur drejtësi, si dhe që do të vazhdojnë të forcojnë zërat e të mbijetuarve dhe luftën tonë kolektive për drejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat