Xani tregon pse VV-ja po e mbron Kusarin pas publikimit të audio-incizimeve

Aktuale

Xani tregon pse VV-ja po e mbron Kusarin pas publikimit të audio-incizimeve

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 21:55
Visar Xani

Analisti politik, Visar Xani ka komentuar mbrojtjen që po i bëhet nga anëtarët dhe zyrtaret e qeverisë shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila pas publikimi të bisedave me Listën Serbe.

Ai ka thënë se Kusari-Lila do të mbrohet së paku deri në zgjedhje. Xani ka thënë se dalja kundër në këtë kohë do ta dëmtonte Vetëvendosjen.

“Veprimin që ka bërë znj.Kusari nuk ka qenë e vetme dhe nuk është e vetme dhe nuk do të mbetët e vetme deri më 9 shkurt, për shkak se lenja vetëm e saj e dëmton edhe Lëvizjen Vetëvendosje dhe e këtë e dinë shumë mirë edhe në këtë parti”, ka thënë Xani.

Pas publikimit të bisedave të Kusari-Lilës me Listën Serbe përfshirë edhe Milan Radoiçiqin, edhe Kurti i doli në mbrojtje shefes së Grupit Paralamnetar. Ai tha se kjo është luftë hibride.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat