Haliti: S’ka shansa me pas korrupsion në KEK e mos me ditë Kurti

Aktuale

Haliti: S’ka shansa me pas korrupsion në KEK e mos me ditë Kurti

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 23:38
Xhavit Haliti

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhur me pushtetin tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë në njohuri për korrupsionin në KEK.

”Nuk ka shanse me pas korrupsioni në KEK e mos me ditë Kryeministri është absurditet me mendu dikush s’ka shanca me pas korrupsion në një tender të madh e mos me ditë”, tha Haliti.

Së fundmi, në media u publikuan disa mesazhe të Nagip Krasniqit gjatë kohës sa ishte shef i KEK’ut teksa fliste me Dejona Mihalin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Opozita po e akuzonm për korrupsion Qeverinë e Albin Kurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat