Selmani: Shfuqizimi i ‘Balancuesit’ në RMV, shqetësuese për shqiptarët

Aktuale

Selmani: Shfuqizimi i ‘Balancuesit’ në RMV, shqetësuese për shqiptarët

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 06:23
Bashkim Selmani

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut për shfuqizimin e " Balancuesit", mekanizmin që rregullonte përfaqësimin ‘e drejtë dhe adekuat’ të komuniteteve në institucionet shtetërore, profesori universitar, Bashkim Selmani e vlerësoi si një situatë të sikletshme, qoftë në aspektin psikologjik, ligjore, ashtu edhe kushtetues.

Sipas tij, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë i vetmi komb që ka luftuar për të drejta, që tani, në aspektin kushtetues vihen në pikëpyetje, teksa shtoi se shqetësimi është më tepër i karakterit juridik, sesa politik.

“Vetë çështja e themelësisë së shtetit, nga viti 2001, pikërisht ishte konflikti, ai i cili ndërpreu majorizimin në aspektin kushtetues dhe ligjor të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, tha Selmani në ‘Lajmet e fundit’.

Ai shtoi se kjo kushtetutë, jo vetëm që shkeli të drejtat universale të njeriut, por paralelisht mori një kahe nacionaliste me të cilën ky institucion foli me gjuhën nacionaliste të partive maqedonase, gjatë fushatës, ku thuhej se Maqedoninë do t’ua kthejnë maqedonasve, duke shkelur të drejtat themelore të shqiptarëve në këtë vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat