Zv.kryeministrja Rexhepi: Kosova është vendi i parë në rajon që e miraton këtë marrëveshje në Parlament

Aktuale

Zv.kryeministrja Rexhepi: Kosova është vendi i parë në rajon që e miraton këtë marrëveshje në Parlament

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 08:23
Emilija Rexhepi

Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi njoftoi se, përkundër refuzimit të Republika Srpska për ratifikimin e marrëveshjes së mobilitetit, Kosova është e para në rajon që miraton një marrëveshje të tillë në Parlament. 

"Edhe pse entiteti Republika Srpska refuzon të ratifikojë marrëveshjen e mobilitetit, Kosova është vendi i parë në rajon që e miraton këtë marrëveshje në Parlament dhe ne tani jemi duke ndërmarrë hapa konkretë për të lehtësuar lëvizjen e lirë dhe bashkëpunimin në rajon’’, tha zëvendëskryeministrja.

Ajo theksoi rëndësinë e këtij vendimi për forcimin e lidhjeve ndërmjet njerëzve dhe për lehtësimin e bashkëpunimit në rajon.

‘’Ky vendim përfaqëson përkushtimin tonë për përmirësimin e lidhjeve mes njerëzve në rajon dhe kurrsesi ngecjen e fluksit të njerëzve dhe mallrave sot, kur kufijtë në vendet evropiane janë fshirë dhe kur të gjithë janë të fokusuar në jetën normale dhe zhvillimin ekonomik‘’, tha Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat