Deputetja e AAK-së: Veprim i ngutshëm i kryeministrit Kurti

Aktuale

Deputetja e AAK-së: Veprim i ngutshëm i kryeministrit Kurti

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 08:32
Albin Kurti

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj ka shprehur shqetësimin e saj për vendimin e Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ajo theksoi se është e nevojshme të ketë reciprocitet në këto çështje dhe kritikoi veprimet e ngutshme të Kryeministrit Albin Kurti.

‘’Normalisht se duhet të ketë reciprocitet mirëpo me këto veprime të ngutshme të Albin Kurtit nuk dihet kujt po i shërben’’, tha Kadrijaj.

Kadrijaj argumentoi se, duke pasur parasysh se Bosnja nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, është e papërshtatshme që qytetarët e Kosovës të kërkojnë viza për të udhëtuar atje, ndërsa qytetarët e Bosnjës të kenë lëvizje të lirë.

Ajo sugjeroi se ishte e domosdoshme që të dyja shtetet të ulen në tavolinë dhe të diskutojnë për një marrëveshje që do të njohë pasaportat dhe lëvizjen e lirë për të dy palët.

‘’Nëse Bosnja është një vend i cili nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës ne jemi pro lëvizjes së lirë për qytetarët po jo tu hiqen vizat qytetarëve të Bosnjës e në anën tjetër qytetarët e Kosovës duhet të kenë viza për të udhëtuar në Bosnjë, kjo nuk është e drejtë është dashur të ulen të diskutojnë dhe të jetë një marrëveshje ku të dy shtetet njohin pasaportat dhe lëvizjen e lirë të njëri-tjetrit përndryshe është gabim’’, përfundoi Kadrijaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat