Kjo është drejtoresha e re e IKSHPK-së

Aktuale

Kjo është drejtoresha e re e IKSHPK-së

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 10:33
Ardita Baraku

Ardita Baraku është përzgjedhur drejtoreshë e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Në këtë pozitë është përzgjedhur dr. Ardita Baraku, specialiste e shëndetit publik. Ajo ka dalë e para me 90.9 pikë.

Baraku ka qenë në garë me tri kundërkandidet: Burbuqe Nushi-Latifi e cila ka dalë e dyta me 83.25 pikë, Shaban Osmanaj me 80.4 pikë dhe Sanije Xhemajli me 70.3 pikë.

Konkursi për drejtor të IKSHPK-së u hap disa javë pas shkarkimit të ish-drejtorit Naser Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat