“Provokimet ishin të qëllimshme”: Lladrovci sqarohet pas tensionit me kryetarët e komunave

Aktuale

“Provokimet ishin të qëllimshme”: Lladrovci sqarohet pas tensionit me kryetarët e komunave

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 11:03
Lladrovci shihet në një tollovi bashkë me disa kryetarë të tjerë.

Mbledhja e Asociacionit të Komunave të Kosovës është ndërprerë pas një tensioni në mes të disa kryetarëve të komunave që drejton Lëvizja Vetëvendosje dhe atyre të PDK-së, para një jave.

Në videon e cila është publikuar kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, ai i Kamenicës, Kadri Rrahimaj dhe Qemajl Aliu i Shtimes, Ramiz Lladrovci i Drenasit shihen në një tollovi bashkë me disa kryetarë të tjerë.

Lidhur me incidentin ka bërë reagim edhe Ramiz Lladrovci në një lidhje telefonike në Kanal10.

Lladrovci ka thënë se kjo situatë ka ardhë si pasojë e provokimeve të qëllimshme të VV-së.

“Kishte një rend ditësh edhe që në atë duhet të votohej me vota edhe që ai rend është votuar kishte kuorum demokratik edhe ajo situatë është e patolerueshme e cila ndodhi sepse na kemi lënë shumë sene për me marrë pjesë në atë mbledhje jo disa të cilat i kanë disa ka 15 njerëz aty e dikush e ka 40 njerëz edhe ata u mundun me bo provokime të qëllimshme që nuk mundemi me vazhdu me thanë pa qenë ky pa qenë ai”, ka thënë Lladrovci.

Tutje ai ka thënë se këto video të cilat janë publikuar janë vetëm disa pjesë të cilat janë shkëputur nga situata e vërtetë që ka ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat