Takohet Komiteti ndërministror për administrimin e tokës, kërkohet të zbatohen standardet ndërkombëtare

Aktuale

Takohet Komiteti ndërministror për administrimin e tokës, kërkohet të zbatohen standardet ndërkombëtare

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 11:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Është mbajtur  takimi i Komitetit ndërministror për administrimin e tokës dhe infrastrukturës kombëtare për informacionin hapësinor në Kosovë. Me këtë rast zv.ministri i Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka, tha se e drejta e pronësisë është e garantuar vetëm përmes një sistemi kadastral të strukturuar sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Ai ka sqaruar se Qeveria ka miratuar disa ligje që lidhen me këtë çështje. Sipas tij, tani është thelbësore të shqyrtohen kërkesat për plotësim dhe ndryshim të Ligjit për Administrim të pushtetit lokal.

“E drejta e pronësisë është e garantuar dhe e qartë vetëm përmes një sistemi kadastrale të strukturuar sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. Përmes së cilës do të krijojmë një treg të sigurt për pronën i cili do të jetë një katalizator për tërheqjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Kam nderin të ju njoftoj që për të arritur nivelin e shërbimeve kadastrale në fund të viti të kaluar është miratuar ligji për kadastër për pronën e paluajtshme”.

“Ky ligj përfaqëson një hap të rëndësishëm në organizmin vertikal dhe tani është thelbësore të shqyrtojmë kërkesat për plotësim dhe ndryshim të ligjit për administrimet dhe pushtetit lokal në mënyrë që ta funksionalizojmë në tersi këtë ligj. Ky ligj do të realizoj një reformë të rëndësishme në organizmin e kadastrit duke unifikuar shërbimet kadastrale në të gjitha komunat e vendit që do të ndihmojnë në rritjen e efikasitetit dhe transparencës. Më tej përmes këtij ligji po hapim rrugën për realizimin e projektit të rindërtimit të informacioneve kadastrale për 120 zona kadastarle, një iniciativë që do të sjell përfitime të drejtpërdrejta për qytetarë”.

"Përveç miratimit të ligjit për infrastrukturën kombëtare të informacionit hapësinor i cili përcakton kriteret dhe ndarjen e përgjegjësive institucionale për krijimin e infrastrukturës kombëtare të të dhënave hapësinore në Kosovë, së fundi në mbledhjen e qeverisë në kuadër të MMPHI u miratua strategjia për infrastrukturën kombëtare të informacioneve hapësinore 2024-2028 dhe plani i veprimit 2024-2026”.

Avni Ahmeti, u.d i drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Katastarle të Kosovës, tha se kanë arritur një serë reformash legjislative dhe se është thelbësore që tani të shqyrtohet ndryshimet nw ligjit për Administrimin e pushtetit lokal.

Amdej tha se po zbatojnë te gjitha standardet e kërkuar nga Bashkimi Evropian.

“Republika e Kosovës është angazhuar për të implementuar një infrastrukturë moderne të administrimit të tokës duke ndjekur praktikat më të mira nga vendet anëtare të BE-së. Si Agjenci Kadastrale kemi arritur një serë reformash legjislative, është thelbësore tani që të shqyrtojmë ndryshimet e ligjit për administrimin e pushtetit lokal në mënyrë që të sigurojmë funksionalizimin e plotë të ligjit të ri për kadastër. Me aprovimin e strategjisë dhe planit të veprimit për IKJH tashmë janë te qarta punët dhe obligimet që na presin secilin prej institucioneve që jemi këtu dhe jo vetëm”.

“Me zbatimin e suksesshëm të kësaj strategjie nga të gjitha institucionet përfitimet do të jenë shumë të mëdha, si në aspektin financiar e po ashtu edhe në aspektin e rritjes së cilësisë së shërbimeve të të gjitha institucioneve. Po shpresojmë që edhe informimi për qytetarët do të jetë në kohë dhe i saktë për gjitha aktivitetet që realizohen prej shumicës së institucioneve. Deri në fund të këtij viti na presin  edhe zhvillime të mëdha në fushën që mbulojmë ne e që ndërlidhet edhe me institucionet tjera. Do të përmbyllet vendosja e numrave dhe emrave të rrugëve në gjitha komunat, do të përfundohet rrjeti i nivelimit, do të bëhet digjitalizimi i procesit të licencimit të gjeodetëve”, ka thënë ai.

Helege Onsrud nga Banka Botërore, tha se janë të gatshëm për diskutimin për një zgjatje të këtij projekti edhe për 12 muaj të tjerë.

“Ne jemi shumë të lumtur që shohim progresin e zbatimit të projektit të infrastrukturës së patundshmërive dhe gjeohapësirës që financohet nga Banka Botërore dhe zbatohet nga Agjencia Kadastrale e Kosovës. Ndërkohë ne jemi të ndërgjegjshëm për diskutimin për një zgjatje të këtij projekti edhe për 12 muaj të tjerë, KCA (Agjencia Kadastrale e Kosovës) aktualisht është në proces të zbatimit të një plani veprimi për aktivitetet”.

“Dhe me këtë që thamë, ne vazhdojmë mbështetjen tonë praktike dhe jemi shumë të lumtur që shohim bashkëpunimin duke vazhduar me organizata të tjera si ATRC për ndërgjegjësimin e publikut në të ardhmen e afërt. Pra, me këtë, jam shumë mirënjohës që të gjithë ne këtu sot të dëgjojmë disa nga komentet rreth disa prej këtyre nismave që janë në vazhdim dhe pres me padurim pjesën tjetër të diskutimit të sotëm”, ka thënë ai.

Jennifer Ober drejtoresh e aktiviteteve në USAID, tha se një nga shtyllat kryesore të këtij projekti ka qenë dixhitalizmi i shërbimeve dhe të dhënat e hapjes kadastrale dhe kjo është kyçe për ta harmonizuar regjistrimin e të dhënave dhe për të siguruar të dhëna kadastarle transparente.

“Ata që nuk e din aktiviteti për përmirësimin e qeverisje synon përmirësimin e sistemit kadastral në Kosovë që rritë transparencën dhe llogaridhënien. Ne bashkëpunojmë ngushtë me sistemin dhe institucionet e ndryshme që të sigurohet një qasje e mirë në të dhe atë kadastrale”.

“Sa po kemi filluar një program tre vjeçar dhe po punojmë në 19 komunat e Kosovës përmes komitetit për praktika të mira që udhëhiqet nga agjencia. Një nga shtyllat kryesore ka qenë dixhitalizmi i shërbimeve dhe të dhënat e hapjes kadastarel dhe kjo është kyçe për ta harmonizuar regjistrimin e të dhënave dhe për të siguruar të dhëna kadastarle transparente”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat