Haliti: Ky vendim më bind edhe më shumë që Kosova nuk është Republikë Parlamentare, por Qeveritare

Aktuale

Haliti: Ky vendim më bind edhe më shumë që Kosova nuk është Republikë Parlamentare, por Qeveritare

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 11:40
Xhavit Haliti

Xhavit Haliti, deputet nga Partia Demokratike e Kosovës  ka shprehur shqetësimin për vendimin e Kryeministrit Albin Kurti për heqjen e vizave për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ai theksoi se ende nuk ka dëgjuar një sqarim nga Kryeministri për këtë vendim njëanshëm, dhe e konsideron të nevojshëm që një vendim i tillë të diskutohet paraprakisht në Qeveri dhe Kuvendin e Kosovës

‘’Akoma se kam dëgjuar Kryeministrin duke sqaruar Popullin e Kosovës, lidhur me vendimin e njëanshëm, për heqjen e Vizave me vendim të Kryeministrit. Mendoj që ky vendim do të duhej që paraprakisht të ishte diskutuar në Qeveri e në Kuvendin e Kosovës’’, tha Haliti.

Ai beson se ky vendim është mbështetur nga faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë, siç u pa në deklaratën e  z.Scharz, i cili u angazhua për të bindur Dodik për pajtimin me përfaqësuesit kroat e boshnjak.

‘’Mendoj që ky vendim do të duhej që paraprakisht të ishte diskutuar në Qeveri e në Kuvendin e Kosovës. Besoj që vendimi i një anëshem është mbështetur nga faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë, kjo u pa nga deklarata e zotit Scharz, i cili u zotua që të angazhohej për ta bindur Dodik që të pajtohet me përfaqësuesit Kroat e Boshnjak që edhe Kosovarëve ashtu si vendeve tjera të Ballkanit, të ju lejohet udhëtimi me letërnjoftim në BH’’, tha Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat