Anëtarja e Komisionit për Integrim Evropian, nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi pret reflektim nga shteti i Bosnjës pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e lëvizjes së lirë për qytetarët.
“Për qytetarët boshnjak të Republikës së Kosovës është një lajm i mirë dhe presim reflektim edhe nga ana e Bosnjës”, ka thënë Krasniqi.
Tutje, Krasniqi thotë se ky vendim nuk përmirëson pozitën e Kosovës tek ndërkombëtarët.
Ajo ka përmendur edhe sanksionimin e vendit nga BE-ja, dhe fajin për të sipas saj, e ka Qeveria.
“Ky vendim nuk është signifikant dhe nuk përmirëson pozitën tonë në arenën ndërkombëtare. Përderisa Shqipëria e hapi kapitullin e parë për anëtarësim në BE, Kosova ende mbetet nën sanksione nga BE dhe kjo për fajin e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti”, thotë Krasniqi.