Haxhiu: Dejonën e çmoj shumë, ndaj VV-së po bëhet luftë hibride

Aktuale

Haxhiu: Dejonën e çmoj shumë, ndaj VV-së po bëhet luftë hibride

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 13:14
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së saj se ndaj Qeverisë po bëhet një luftë hibride

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ndaj Lëvizjes Vetëvendosje po pbëhet luftë hibride.

Këto komente Haxhiu i bëri teksa u pyet pas publikimeve të bisedave të koordinatores së Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihalit me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqin.

“Besoj që e keni parë qëndrimin tonë. Kjo është një luftë hibride që po bëhet kundër Lëvizjes Vetëvendosje. Dejona natyrisht që është një bashkëpunëtore e jona, një aktiviste e hershme e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën unë e çmoj shumë”, tha Haxhiu

Gjatë ditëve të fundit në media janë publikuar biseda mes Dejona Mihalit dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi në lidhje me furnizimet me energji elektrike.

Në bisedat e publikuara, është parë që Mihali vendoste edhe për kohën e reduktimeve të rrymës se kur duhet e kur jo të ketë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat