Qeveria i reagon Pacollit/ Ja çka i thotë

Aktuale

Qeveria i reagon Pacollit/ Ja çka i thotë

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 13:17
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit Behgjet Pacolli, për si pretendon Pacolli, në një bisedë të tij me Millan Radoiçiqin.

“Edhe një herë, në asnjë bisedë telefonike që ka bërë deputeti Behgjet Pacolli me kriminelin Millan Radoiçiq, e të cilën ai vetë po e pranon, nuk ka qenë i pranishëm kryeministri Albin Kurti”, ka thënë Kryeziu.

Sipas tij, është krejt e pakuptimtë që një deputet i Kuvendit që dikur ka qenë edhe ministër i Punëve të Jashtme të insistojë në një të pavërtetë të tillë.

“Z. Pacolli nuk ka nevojë t’i arsyetojë komunikimet që ka mundur t’i ketë me Radoiçiqin. Sepse tek e fundit ai ka qenë ministër i Qeverisë e cila është formuar me votat e Listës Serbe e për të cilat kanë pritur orë të gjata në Kuvend derisa ata kthehehin nga Beogradi. Ai ka qenë në koalicion me Listën Serbe të Radoiçiqit. Besoj që komunikimin e kanë pasur të rregullt me ta”, ka thënë Kryeziu për RTKlive.

Deputeti Behgjet Pacolli ka bërë një pretendim se një ditë para zgjedhjes së Presidentes së Kosovës në Kuvendin e Kosovës, në prani të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmani, ka biseduar me Millan Radoiçiqin, në telefon, për ta kërkuar një vote për presidenten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat